Komisionari për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim Johannes Hahn, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë, por nuk është bërë e ditur tema e diskutimit.
Po ashtu, nuk ishte paraparë të ketë deklarime për media pas përfundimit të takimit, i cili mbahet në kohën kur SHBA-ja dhe BE-ja i kanë kërkuar Kosovës heqjen e taksave prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë.
Kryeministri Haradinaj më herët ka bërë të ditur qëndrimin e Prishtinës zyrtare se taksat ndaj Serbisë do të hiqen vetëm në momentin kur ajo të njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
Hahn pas vizitës në Kosovë, në orët e mbrëmjes do të qëndrojë për vizitë në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.