Trajneri i përfaqësueses gjermane Joachim Low ka shpallur paraditen e së martës listën paraprake të lojtarëve për Rusi 2018. Çuditërisht, pjesë e listës nuk ishte sulmuesi i Bayern Munich Sandro Wagner. Gjatë seancës stërvitore të së martës ai është fotografuar duke qarë teksa vraponte me shokët e ekipit në nxehje.
Siç raporton edhe Bild, ai është ngushëlluar nga shokët e ekipit. “Nuk mund ta kuptoj. Po të ishte për mua, ai do të ishte në Rusi,” është shprehur trajneri i tij Jupp Heynckes. Ndërsa trajneri i përfaqësueses është shprehur: “Nuk ishte një vendim kundër Sandros, ai e ka vërtetuar klasin e tij gjithmonë te kombëtarja. E di shumë mirë se sa e rëndë është një lajm i tillë për lojtarët. Por këto vendime merren gjithmonë për të mirën e ekipit.”