Shkup, 6 mars – As sektori privat, as institucionet publike dhe as universitetet nuk janë në nivelin e nevojshëm të përgjegjësisë për arritjen e normave më të larta të rritjes. Edhe mëtej mbeten pabarazitë kyçe në politikat ekonomike: marrëdhëniet midis kapitalit dhe punës, popullsisë aktive dhe të jo aktive, si dhe vazhdimësinë e rregullave ligjore, vlerësuan pjesëmarrësit në Forumin Ekonomik “Kopaonik 2019”, në të cilin merr pjesë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.
Krahas takimeve të shumta bilaterale Azeski organizoi një darkë solemne për partnerët e Dhomës: Aleksandar Vllahoviq, kryetar i Komitetit Këshillit organizativ të Forumit të Biznesit Kopaonik, i cili njëherit është edhe kryetarë i Lidhjes së ekonomistëve të Serbisë, përfaqësues të institucioneve financiare evropiane – Negre Dubravka, Shef i zyrës rajonale për Ballkanin Perëndimor nga Banka Evropiane për Investimeve dhe Zoran Martinovski, menaxher i Korporatës financiare ndërkombëtare IFC Maqedoni dhe Malin e Zi, udhëheqësia e NLB kryesuar nga Blazh Brodnjak, kryetar i Bordit të drejtorëve të NLB Bankës, ish-kryeministri i Bosnjës e Hercegovinës, Dragan Mikereviç, Igor Radojiçiç, kryetari i bashkisë së Banja Lukës, biznesmenë të shquar të vendit tonë, përfaqësues të mediave dhe të ftuar të tjerë.
Në darkë, Azeski i prezantoi mundësitë për investim të vendit tonë dhe bisedoi rreth projekteve rajonale në të cilat pjesëmarrja e përbashkët është e mundur.