Shkup, 8 korrik – Për shkak ndërprerjes së konkursit prej pandemisë Kovid-19, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësit Mediatik sërish hap aplikimet për dorëzimin e artikujve investigativë nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia për “Çmimin vjetor të Bashkimit Evropian për Gazetari Investigative”, për të cilin aplikimi do të zgjasë deri më 17 korrik në orën 24.
Për këtë aplikim duhet të propozohen artikuj investigativë të publikuar nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2019, dhe të lidhura me lirinë e shprehjes, sundimin e ligjit, transparencën, abuzimin me pushtetin dhe të drejtat themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar .
Fondi i çmimeve për Maqedoninë e Veriut për vitin 2020 (për prodhime gazetareske të publikuara në vitin 2019) është 10,000 euro. Çmimi i parë do të jetë 5,000 euro, i dyti 3,000 euro, dhe i treti do të jetë 2,000 euro .
Individët ose grupet e gazetarëve kanë të drejtë të aplikojnë për të gjitha format e gazetarisë (shtyp, media online, radio dhe TV) të publikuara apo transmetuara në mediat e Maqedonisë së Veriut në gjuhën maqedonase, shqipe, të minoriteteve ose në ndonjë tjetër gjuhë ndërkombëtare.
Artikujt e dorëzuar për aplikim duhet të jenë shfaqur në media të shtypura, online, radio apo TV gjatë vitit kalendarik 2019 .
Çmimet e BE-së për Gazetari Investigative në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi synojnë të lartësojnë dhe promovojnë arritjet e gazetarëve investigativë si dhe të promovojnë vizibilitetin dhe cilësinë e gazetarisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi .
Çmimet janë vijimësi e Çmimeve të BE-së për Gazetari Investigative në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi dhe janë pjesë e projektit “Fuqizimi i Lajmeve Cilësore dhe Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi’ i administruar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BiH) në partneritet me shtatë organizata mediatike . Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik si pjesë e konсorciumit, do të koordinojë me aktivitetet lidhur me konkursin në Maqedonisë së Veruit .
Të gjithë partnerët e përfshirë në këtë projekt kanë ekspertizë të gjerë në fushën e lirisë së medias dhe janë njohur lokalisht dhe ndërkombëtarisht si organizata të fuqishme të pavarura mediatike .
Juria e Çmimeve të BE-së përbëhet nga ekspertë të medias, disa prej të cilëve nga partnerët e projektit. Të tjerët janë marrë nga një rrjet i gjerë projektesh që kanë anëtarët e konsorciumit, të tillë si redaktorë, anëtarë të botës akademike dhe gazetarë me merita .
Afati i fundit për të dërguar aplikimet është 17 korrik, 2020, 24:00 (CET). Për më shumë detaje kontaktoni [email protected] Për të shkarkuar formën e aplikimit, kliko këtu. Për të shkarkuar udhëzues për Aplikimin, kliko këtu.