“Mbeta 15 milionë lekë borxh”, Aurela Gaçe hap zemrën dhe tregon ç’ka hequr për të arritur atë që donte

48

Shumica e personazheve të famshëm kanë pranuar se fama nuk është e lehtë për t’u ndërtuar dhe se shoqërohet gjithmonë me pasoja nga më të ndryshmet. Kemi dëgjuar që shumë personazhe të njohur të kenë probleme me shëndetin mendor për shkak të famës dhe punës së tyre.

Diçka të tillë ka përjetuar vite më parë, Aurela Gaçe, jo për shkak të famës, por për të arritur këtu ku është sot. Këngëtarja ka zhvilluar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram dhe njëri prej tyre e ka pyetur nëse ka vuajtur ndonjëherë nga ankthi.

Aurela e ka pohuar dhe ka treguar një histori shumë personale. Ajo është shprehur  se si fëmija i madh në familje dhe jo me shumë të ardhura, i është dashur që të punojë shumë fort për të arritur atë që donte. Këngëtarja ka rrëfyer se vite më parë ka pasur një shumë të madhe parash borxh dhe falë punës së saj e pasionit arriti ta shlyente të gjithë borxhin.

“Sigurisht. Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë, duhet të marrësh vendime e të besh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë. Për shembull: Në koncertin e dytë recital, në Pallat të Kongreseve, ngela borxh 15 milionë lekë.

35 i lava me sponsora e bileta… pastaj merrja avionin çdo të premte në darkë shkoja në club diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhete kështu me radhë derisa ja dola ballë-ndritur. Imagjino ishte viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë”, ka rrëfyer Aurela.