Mbështetje prej 37,5 milionë euro nga BE për punësim, arsim dhe inkluzion social

28

Shkup, 21 nëntor  – Bashkimi Evropian siguron 37,5 milionë euro për avancimin e gjendjes së sektorët punësim, arsim dhe inkluzuion social, informon sot komisari evropian për zgjerim Johanes Han, duke e promovuar fillimin e projektit të fushatës “Besojmë në ty, investojmë në ty, BE për ty”.

Fushata ka të bëjë në tre sektorë të mbështetur, të financuar nga IPA Programi operativ për resurse njerëzore 2007-2013.

“Në vend deri më tani isha shumë herë që të ndihmoj në përballjen me krizën politike, por për momentin jam veçanërisht i kënaqur që tani mundet që vëmendjen tonë ta largojmë nga çështjet e krizës dhe të përkushtohemi në aktivitete, të cilat janë të drejtuara drejt ardhmërisë. Gradualisht po kthehemi në normale. Kjo është tejet e mirë për vendin, sepse tani mund të fokusohet në punë më thelbësore, ndërsa kjo nënkupton të punohet në shërbim të qytetarëve, t’u mundësohet të kualifikohen, të punësohen”, theksoi Han.

Ai i shprehu falënderim Qeverisë për shkak të bashkëpunimit në këtë fushë, por iu falënderua edhe organizatave joqeveritare, duke i përmendur se ata në fakt janë tejet të rëndësishme për një shoqëri që të jetë vitale dhe aktive.

Han shtoi se me këtë fushatë në realitet BE tregon se ka besim të fortë në ardhmërinë e Maqedonisë, ndërsa me këtë përveç që do të t’u ndihmojë njerëzve në vend, do të parandalohet edhe rrjedhja e trurit në pjesët e tjera të Unionit.

Në suaza të fushatës, Han e vizitoi Agjencinë e Punësimit, ka lëvizur me autobus të BE-së dhe iu drejtua shfrytëzuesve në suaza të projektit “Mbështetje të punësimit të të rinjve” të zbatuar nga Agjencia për Punësim.

Fillimi i fushatës ishte shënuar në BE Info qendrën, kur përveç Hanit, fjalime patën edhe ambasadori i BE-së në Maqedoni Samule Zhbogar, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministrat e Punës dhe Politikës Sociale dhe i Financave, Dragan Tevdovski.

Comments are closed.