Të gjithë bujqit të cilët nga një janari e deri më 30 shtator të këtij viti i shtuan kopetë, formuan kope të reja, ngritën të mbjella të reja të frutave dhe hardhisë apo mbollën bimë disavjeçare aromatike në sipërfaqe të reja, prej sot e deri në fund të këtij muaji do të mund të aplikojnë për marrjen e subvencioneve për modernizim të ekonomive të tyre.
Kërkesat parashtrohen në mënyrë elektronike. Bujqve të cilët nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë vetë, do t’u ndihmojnë të punësuarit në njësitë rajonale të Agjencisë pagesore. Kërkuesit e mbështetjes financiare së bashku me kërkesën e krijuar elektronike për pagesë, duhet të bashkangjesin dokumente të obligueshme elektronike.
Kërkuesit të cilët i përmbushën kushtet për shfrytëzim të mjeteve rangohen sipas pikëve, të konfirmuara në Rregulloren për kritere më të afërta për zgjedhje të shfrytëzuesve për masat për zhvillim rural. Nëse ka kërkesë me pikë të njejta, rangimi do të jetë sipas datës dhe kohës së parashtrimit të kërkesës elektronike.
Një kërkues mund të parashtrojë vetëm një kërkesë, për një masë apo më së shumti dy kërkesa për shfrytëzim të mbështetjes sipas masave të dnryshme, duke i pasur parasysh edhe masat e tjera nga Programi për mbështetje financiare.