Shkup, 20 qershor – Deputetët nga shumica në pushtet të cilët deri tani folën në seancë kuvendore dhanë mbështetje për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë sepse, sipas tyre, me marrëveshjen do të sigurohet progres i Maqedonisë në rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s.
Deputeti i LSDM-së Kostadin Kostadinov tha se marrëveshja është historike dhe është e rëndësishme për ardhmërinë dhe progresin e shtetit në rrugën drejtë integrimeve euroatlantike.
Vendimi i sotëm, sipas tij, është për ardhmërinë e Maqedonisë, sepse zgjidhet diçka që aspak nuk ishte e lehtë.
Bashkëpartiakja e tij Frosina Tashevska – Remenski tha se nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë, Kuvendi edhe njëherë gjendet para sjelljes të një vendimi historik, i cili duhet t’i hapë dhe trasojë rrugën drejtë ardhmërisë evropiane të qytetarëve.
Shpresa Hadri nga BDI-ja theksoi se grupi i saj i deputetëve jep mbështetje pa rezervë për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë, sepse kjo do të thotë integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO.
Deputeti Samka Ibrahimovski nga Partia për Emancipim të Tërësishëm të Romëve tha se do ta mbështes marrëveshjes sepse romët gjithmonë janë për Bashkimin Evropian.