Shkup, 28 mars – Kryeministri Zoran Zaev sot ka realizuar takim me përfaqësuese nga UN Uomen – organ i Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave, ku kanë biseduar për rëndësinë e çështjeve lidhur me barazinë gjinore gjatë krijimit të buxhetit dhe për hapat të cilat duhet të ndërmerren me qëllim të planifikimit të programeve dhe financave publike për t’iu përgjigjur nevojave të grave dhe burrave.
“Kryeministri Zaev në takim theksoi se në lidhje me këtë çështje tanimë është koha që të flitet për praktika konkrete, dhe jo vetëm për zgjidhje teorike. Duke potencuar hapjen dhe vullnetin e Qeverisë për avancim të barazisë gjinore në vend, ai theksoi se deri më tani Qeveria ka bërë përpjekje për avancim në fushën e barazisë gjinore dhe të drejtat e grave”, deklaroi pres qendra qeveritare.
Në takim kanë marrë pjesë edhe ministrat për Punë dhe Politikë Sociale dhe për Financa, Milla Carovska dhe Dragan Tevdovski, të cilët me përfaqësuesit e organeve për barazi gjinore të KE-së kanë shkëmbyer propozim zgjidhje konkrete se si të vendoset lidhje e përhershme midis barazisë gjinore dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, nëpërmjet ndarjes së burimeve të nevojshme për zbatim të tij.
“U shqyrtuan edhe mundësitë për zbatimin e analizave gjinore si instrument për përmirësimin e nevojave të burrave dhe grave gjatë krijimit të politikave buxhetore të vendit. Kryeministri Zaev dhe ministrat e pranishëm në takim theksuan se Qeveria ka vullnet të hapur për të avancuar mekanizmin e planifikimit të politikave buxhetore dhe në bashkëpunim me KE të gjinden mjete efikase me të cilat komponenti gjinor do të shfrytëzohej me sukses në planifikimin strategjik të buxhetit të Republikës së Maqedonisë”, informon pres qendra qeveritare.