Mbështetje nga Partia e Socialistëve Evropian për Qeverinë

Shkup, 16 shtator – Mbështetje nga Partia e Socialistëve Evropian dhe pritje që Republika e Maqedonisë së Veriut ta marrë datën e paralajmëruar  për fillim të negociatave me BE-në, sot dha kryetari i PSE-së dhe ish kryeministër bullgar Sergej Stanishev në takimin me kryeministrin Zoran Zaev.

Siç kumtuan nga Qeveria e RMV-së, eurodeputeti Stanishev  i ka përshëndetur marrëveshjet  e shtetit tonë me Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Greqisë dhe me pjekuri demokratike që e tregon shtetin tonë,  nëpër politikat e kryeministrit Zoran Zaev dhe të Qeverisë, për sjellje të reformave në bashkëpunim me opozitën. Ai gjithashtu ka inkurajuar  të gjejë zgjidhje edhe për Ligjin e prokurorisë publike.

Kryeministri Zaev është falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme nga PES për proceset demokratike në shtet, që rezultojnë me proces të integrimit në NATO dhe përparimin në eurointegrimet.

“I mbyllëm të gjitha çështjet  me fqinjët  nëpër politikat e shkurtuara të gjetjes së zgjidhjes, i sollëm në konsensus me opozitën ligjet për  reformat e nevojshme në shtet dhe tani jemi përkushtuar  në implementimin efektiv të atyre reformave. Veçanërisht jemi të fokusuar në qeverisjen e së drejtës dhe shtetin juridik dhe për sigurim të barazisë para ligjeve për të gjithë. Pres sjellje përgjegjëse në Parlament dhe ta sjellim  edhe Ligjin për prokurorinë publike me shumicë më shumë se dy të tretat. Të gjitha lëndët e mëparshme të lidhura me krimin dhe korrupsionin, ose lëndë tjera eventuale, si dhe në çdo shtet evropian, edhe te ne, duhet të marrin rilidhje nëpër sistemin e pavarur dhe gjyqësor profesional”; tha mes tjerash, kryeministri Zaev.

Në takim është shprehur mbështetje edhe për vendosmërinë  e Qeverisë për funksionim të pavarur të sistemit gjyqësor. Gjithashtu,  së bashku është konstatuar se perspektivat euroatlantike të shtetit tonë tashmë kontribuuan drejt zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik me vendet në rajon dhe më gjërë, investime të reja, me atë edhe paga më të larta dhe standard më të mirë jetësor të qytetarëve.