Shkup, 29 shtator – Ministri i Financave, Fatmir Besimi realizoi takim me ambasadorin e Francës në vend, Kristian Timonie, në të cilin, siç informoi Ministria e Financave, u diskutua për planin ekonomik të qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ballafaqimin me krizën dhe Marrëveshjen midis dy qeverive për formimin e Agjencisë franceze të zhvillimit (AFZH), me kontraktimin e së cilës pritet intensifikimi i bashkëpunimit.
Ministri Besimi e informoi ambasadorin Timonie për planin ekonomik për ballafaqimin e krizës së shëndetësisë dhe atë ekonomik dhe theksoi se marrja në kohë e masave, zbatimi i shpejtë i tyre, por edhe sigurimi se ndihma do të jetë në mënyrë adekuate e targetuar janë kyçe në këto kushte.
“Me paketën e re të masave, po injektojmë injeksion financiar shtesë në ekonomi. Masat bazohen në tre shtylla, shtylla e parë përfshin aspektin social dhe shëndetësor, e dyta është fokusuar në ekonomi dhe punësim me qëllim të ruajtjes së likuiditetit dhe e treta ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe atë fiskal. Disa nga masat që treguan rezultat të mirë i vazhduam dhe i ridisejnuam ato, me qëllim të rritjes së efikasitetit të tyre”, informoi Besimi.
Ambasadori Timonie informoi në këtë takim se qeveria franceze, me iniciativë të KB-së është e interesuar për financimin e projekteve në pjesën e ekonomisë së gjelbër, ku do të përfshihen AFZH dhe GIZ – Shoqata gjermane për bashkëpunim internacional.
Ministri Besimi i uroi Ambasadorit Timonie shumë suksese në karrierën e tij të mëtejshme dhe shprehu mirënjohje të madhe për angazhimin që ai kishte si ambasador në vendin tonë dhe për përkushtimin e tij personal në të gjitha aktivitetet në të cilat ai mori pjesë.