Mbështetje financiare nga Qeveria holandeze në implementimin e Konventës së Stambollit

Shkup, 29 korrik – Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Milla Carovska dhe u.d ambasadori i Holandës në vend, Andri van Mens sot ka nënshkruar Marrëveshje për mbështetje financiare nga Qeveria holandeze në lartësi prej 9.144,300 denarë në realizimin e aktiviteteve në kuadër të Planit aksionar kombëtar për zbatimin e Konventës së Stambollit, njofton Koha.mk

“Më vjen mirë që hapat tonë si Qeveri dhe Ministri për përballjen me dhunën familjare janë të dukshme dhe të njohura. Ju falënderohemi miqve tanë dhe partnerëve nga Holanda për këtë mbështetje të rëndësishme. Lufta për barazi dhe mbrojtje të të gjitha kategorive të rrezikuara mbetet prioritet i jonë i lartë. Në atë drejtim përgatisim ligj të ri për prevenim dhe mbrojtje të të gjitha formave të dhunës ndaj grave e cila pritet të finalizohet deri në fund të vitit. Me këtë ligj për herë të parë do të vendoset sistem i përgjithshëm dhe qasje multisektoriale ndaj prevenimit dhe mbrojtjes nga dhuna”, ka deklaruar Carovska.

Siç ka bërë të ditur Ministria për Punë dhe Politikë Sociale me këto mjete parashihen aktivitete për zbatimin e suksesshëm të Konventës së Stambollit në vend.

“Promovimi dhe mbarëvajtja e sundimit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, përfshirë edhe të drejtat e grave në mbarë botën është shtyllë kyçe e politikës së jashtme holandeze. Çmimi personal dhe shoqëror i dhunës mbi gratë është i madh. Konventa e Stambollit jep nxitje të fuqishme në prevenimin dhe luftën kundër dhunës familjare ndaj grave. Jam për këtë krenar që mund të kontribuojmë në aktivitetet rrjedhëse të Qeverisë, veçmas të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale në përballjen me këto dukuri përmes qasjes gjithëpërfshirëse bashkë me shoqërinë dhe aktorët tjerë relevant në këtë sferë”, ka thënë Van Mens.

Duke iu falënderuar këtyre trajnimeve të cilat do të realizohen gjatë vitit dhe në vitin 2020 do të forcohet parimi i barazisë në shoqëri, do të detektohen problemet dhe nevojat specifike të grave nga grupe të ndryshme, përshtatja e sferës që e mbulon institucionin adekuat, informon Ministria për Punë dhe Politikë Sociale. (koha.mk)