Konferencën e Sigurisë në Munih kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar në takimet dypalëshe kanë marrë mbështetje të fuqishme dhe perspektiva të hapura për Republikën e Maqedonisë, kumtoi pres shërbimi qeveritar.
Kryeministri Zaev, i cili është i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministri i Nikolla Dimitrov, paradite patën takim me senatorin amerikan Xhejms Rish, i cili njëherit është edhe kryesues me Komitetin për Punë të Jashtme në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Senatori Rish në takimin kryeministrit Zaev dhe anëtarëve të delefacionit të vendit tonë u ka uruar në meër të vet, dhe në emër të Komitetit për Punë të Jashtme në Senatn e SHBA-sëm dhe në emër të popullit amerikan për procesin e përfunduar me sukses për zgjidhjen e kontestit me Greqinë, i cili ishte parakusht dhe hap historik për hapjen e procesit të ratifikimit të Protokollit për aderim në NATO, si aspiratë strategjike e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thekson pres shërbimi qeveritar.
Zaev në takim e ka theksuar përcaktimin e vendit tonë për kultivimin dhe përforcimin e miqësisë strategjike me SHBA-në, tani dhe së shpejti si dy anëtare të plotfuqishme të NATO-s.
Në Konferencën E Sigurisë në Munih kryeministri ka realizuar takime edhe me Alan Dankan, ministrin për Evropë në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut.
Në takimin, siç kumton pres shërbimi qeveritar, ishte theksuar se Britania e Madhe mbetet edhe më tej mik i sinqertë dhe mbështetës i politikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila ishte konfirmuar edhe me vizitën e kryeministres Tereza Mej në vendin tonë në një periudhë kyçe për mbylljen me sukses të negociatave me Greqinë dhe në negociatat për anëtarësimin tonë në NATO dhe BE.(koha.mk)