Shkup, 16 prill – Informacion për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2018 dhe mjete të planifikuara për këtë vit është miratuar në seancën e sotme të Qeverisë, njofton KOHA.
Sipas informacionit, vitin e kaluar për këtë qëllim janë ndarë 428.903.454 denarë mbështetje financiare të 888 shoqatave dhe fondacioneve, ndërsa për vitin 2019 për qëllimin e njëjtë janë paraparë 496.773.000, kumtoi pres shërbimi qeveritar.
Në seancë është miratuar edhe informacioni për fillimin e aktiviteteve për zbatimin e Strategjisë kombëtare për ndërmarrje të vogla dhe të mesme 2018-2023 me Plan Aksional. Qëllimi i strategjisë është që të sigurojë kushte për zbatimin efikas të rregullativës dhe masave për përmirësimin e klimës së investimeve për ndërmarrjet vendore të vogla dhe të mesme. (koha.mk)