Përvojat botërore tregojnë se vendosja e teknologjive të reja kërkon edhe ndryshimin e mënyrës së mendimit dhe zbatimin e zgjidhjeve digjitale si në gjërat elementare, ashtu edhe në ekonominë e përditshme siç janë anulimi i fletëpagesave në postë apo bankë, dhe pagesa përmes rrugës elektronike për biznesin, anulimi i përdorimit të librezave klasike në shëndetësi përmes përdorimit të librezave elektronike
Fisnik Pasholli
Shkup, 21 nëntor – Bizneset në Maqedoninë e Veriut nevojitet të kenë një guxim më të madh që të digjitalizojnë punën e tyre ku edhe pse ka lëvizje të caktuar, megjithatë ngecin pas kompanive evropiane. Gjithashtu në vend se qa shumë flitet, nevojitet më shumë të punohet për digjitalizimin e bizneseve, ndërsa kompanive ju nevojitet në autokritikë më e madhe e punës që duhet ta shqyrtojnë në këndvështrimin e digjitalizimit. Kjo ndër të tjerash u theksua në konferencën për sipërmarrësi,dhe inovacione me temë “Digital for Entrepreneurship” në organizim të Shoqatës Evropiane të Biznesit, Qytetit të Shkupit dhe Piskel.
“ Ne të gjithë kemi departamentet e zhvillimit të biznesit ku bën pjesë edhe sektori i teknologjisë informatike, mirëpo ato kujdesen më shumë për mbarëvajtjen e procesit të punës, ndërsa më pak janë të orientuara të hyjnë në procesin e digjitalizimit. Njëherësh shumë pak përkujdesen për proceset e biznesit në prizmën e teknologjisë, dhe pak vendosin në përdorim edhe teknologji në procesin e punës “, thotë Katerina Boshevshka drejtoreshë e Eoks Matriks dhe kryetare e këshillit drejtues të Shoqatës Evropiane të Biznesit në Maqedoni .
Në ndërkohë , vlerësohet se procesi i transformimit digjital kërkon një mbështetje më të madhe për shkak se rritja me 10 për qind për qind e indeksit të digjitalizimit nënkupton rritje prej 0.63 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Boshevska më tej thotë se bizneset duhet vetë të vendosin për digjitalizimin e punës së tyre, që sipas saj nuk është një vendim aspak i lehtë për shkak se kërkon edhe njerëz të angazhuar pikërisht në këtë problematikë në vetë kompaninë , si dhe kërkon një ridefinim të proceseve të punës.
Në ndërkohë edhe shteti po mbështet procesin e digjitalizimit si në sektorin publik, ashtu edhe atë privat si në lehtësimin e lejeve të transportit, apo me projektin të Ministrisë së Financave Hakaton.
“ Fondi i Inovacioneve po mbështet një numër të madh të projekteve në fushën e teknologjisë informatike që nënkuptojnë edhe zgjidhje praktike për digjitalizimin në fusha të ndryshme. Gjithashtu një e treta e punës sonë apo 320 projekte me afër 11 milion euro që kemi financuar janë në pjesën e teknologjisë informatike”, thotë drejtori i Fondit për Inovacione, Jovan Despotovski.
Sipas tij, edhe kompanitë stimulohen të ndihmojnë sektorin komercial dhe të kënaqin kërkesën për zgjidhje të reja në procesin e digjitalizimit.
Në ndërkohë përvojat botërore tregojnë se vendosja e teknologjive të reja kërkon edhe ndryshimin e mënyrës së mendimit dhe zbatimin e zgjidhjeve digjitale si në gjërat elementare, ashtu edhe në ekonominë e përditshme siç janë anulimi i fletëpagesave në postë apo bankë, dhe pagesa përmes rrugës elektronike për biznesin, anulimi i përdorimit të librezave klasike në shëndetësi përmes përdorimit të librezave elektronike.
Ndryshe, shembulli më i mirë i digjitalizimit në Maqedoni dhe shtetet e rajonit janë bankat dhe shërbimet e tyre .