Jordan Pickoford është emri më i lakuar në titujt e mediave në Angli por jo vetëm. Të gjithë anglezët flasin për të. Për heroin e tyre që i dha kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Botës, pas ekzekutimit të penalltive me Kolumbinë. Portieri i Everton bëri një pritje spektakolare me një dorë në gjuajtjen e Carlos Bacca nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas Erick Dier i dha kualifikimin “Tre Luanëve”. Pickford është 24 vjeç dhe është në një lidhje me Megan Davison që prej moshës 14 vjeçare, ku e nisën dashurinë e tyre si shokë lagjeje. Megan është 22 vjeçe dhe është diplomuar një vit më parë në Universitetin e Sunderland, në, Angli. Dashuria mes Jordan dhe Megan është si ajo nëpër përralla, çifti nuk është ndarë asnjë herë që prej kohës që kur u lidhën 10 vjet më parë, edhe pse ishin dy adoleshentë. Megan është mbështetje shumë e fortë për portierin anglez, të cilin e ndjek në stadium në ndeshjet e tij. Ashtu bëri edhe mbrëmë, Megan ishte në Moskë për të ndjekur dashurinë e saj dhe këtë e tregoi edhe me dy foto, para dhe pas ekzekutimit të penalltive.