Mbesa e Trumpit do ta ndryshoj mbiemrin: Xhaxhai, njeri shumë i rrezikshëm

96

Mbesa e Donald Trump, Mary Trump është duke e shikuar mundësinë e ndryshimit të mbiemrit me xhaxhain e saj për shkak të siç ka thënë, dëmit të madh që ai i ka shkaktuar SHBA-së gjatë mandatit të tij si president. Mary e cila ka shkruar edhe disa kujtime rreth Trumpit duke e cilësuar atë si “njeriun më të rrezikshëm në botë”, frikësohet se lidhja e saj me xhaxhain mund t’i shkaktojë dëme të mëdha në të ardhmen. Në një intervistë për “Sunday Telegraph”, psikologja 55 vjeçare gjithashtu ka folur për lidhjen e tij me bashkëshorten Melania Trump duke thënë se edhe pse nuk duket që ish-Zonja e Parë dëshiron të divorcohet, Donald nuk e kupton “dashurinë dhe intimitetin”.

Thashethemet se Melania nuk është e lumtur në martesën e saj me Trumpin shpërthyen edhe më shumë kur ajo refuzoi të pozonin së bashku para fotografëve pas arritjes në Florida, pasi kishin lënë Shtëpinë e Bardhë ditën e inaugurimit të presidentit të ri, Joe Biden. Sipas Mary Trump, Donald Trump është i paaftë për lidhje të shëndoshë. “Nuk besoj se ai e kupton se çka është dashuria dhe intimiteti”, ka thënë Mary. Mary është një prej dy fëmijëve të Fred Trump, vëllait më të madh të Donald Trump, i cili ka vdekur në vitin 1982, në moshën 42 vjeçare pas një beteje me alkoolin.