Edhe pse kanë mbetur edhe 10 ditë nga startimi i Kupës së Botës, duket se në Rusi çdo gjë është gati. Së fundmi në Rusi ka mbërritur edhe topi, me të cilin do të luhet ndeshja e parë e këtij kompeticioni. Topi ka ardhur nga hapësinor me “Telstar 18”, e cili ka mbërritur në tokë pas 168 ditësh udhëtim në hapësirë. Anija kozmike u rikthye nga stacioni hapësinor me kozmonauti rus Anton Shkaplerov, që u rikthye nga misioni së bashku me astronautin e NASA-s, Scott Tingle dhe astronautin japonez Norishige Kanai. Topi u dërgua në hapësirë nga kozmonauti tjetër rus, Oleg Artemiev. Ndeshja e parë e Botërorit do të luhet më 14 qershor në “Luzhniki Stadium” ku Rusia organizatore e turneut përballë do të ketë Arabinë Saudite.