Mbërrin në Tiranë Drejtori për Ballkanin në DASH, në fokus kriza politike

Drejtori i ri i Ballkanit në Departamentin e Shtetit, David Kostelnacik ndodhet për një vizitë zyrtare të Tiranë. Sipas burimeve të Politiko.al, ai do të zhvilloje takime me secilën palë, me fokus të diskutimeve krizën politike.

Siç ështe paralajmëruar, ndërkombëtaret do të rrisin prezencën e tyre në Tiranë për të gjetur një zgjidhje për krizën politike, ku nga njëra anë opozita nuk pranon të dialogojë me Edi Ramën kryeministër, ndërsa maxhoranca nuk ka bërë ndonjë përpjekje për bisedime.

Pak ditë më parë, sekretari i Shtetit Mike Pompeo, emëroi Zëvendës Ndihmës Sekretarin Mattheë Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë rol, – tha Departamenti i Shtetit, – Palmer do të udhëheqë përpjekjet tona për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe begatisë në rajon dhe për t’u përqëndruar në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore”.