Mbërrin Android 11 për Note 10 dhe Note 10 Plus

39

Përditësimi One UI 3.0 i Samsung ka filluar të mbërrijë tek modelet e vjetra Galaxy Note 10 dhe Note 20 Plus sipas SamMobile.

Përditësimi i cili sjell funksione specifike Android 11 me disa ndryshime vizuale për smartfonët Samsung, aktualisht po ofrohet vetëm për pajisjet Note 10 në disa vende Evropiane si Gjermania, Spanja dhe Zvicra.

Megjithatë në ditët e para të 2021 pritet një debutim më i gjerë. Samsung nisi testimin e One UI 3.0 në Vjeshtë pas debutimit të Android 11.

Versionet eksperimentale të sistemit operativ kanë qenë të disponueshme për Note 10 dhe 10 Plus që prej Tetorit dhe në fillim të Dhjetorit Samsung e lançoi zyrtarisht për linjën Galaxy S20.

Gjiganti Korean ka planifikuar ta sjellë One UI 3.0 edhe për flagshipët e tjerë të 2019-ës dhe modelet me ekrane me palosje. Menjëherë pas Note 10, One UI 3.0 do të vijë për Z Fold, Z Fold 2 dhe Z Flip.