Mbërrijnë në vendin tonë 10 530 vaksina Pfizer

43

Ministria e Shëndetësisë informon se dërgesa e parë e vaksinës “Pfizer” ka arritur këtë pasdite në vendin tonë. Këto vaksina janë siguruar përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin e vaksinës anti-Covid-19. Bëhet fjalë për 10.530 doza të vaksinës “Pfizer”, të cilat nga e mërkura do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në vend, ku vaksinimi po zhvillohet në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Imunizimit të Popullsisë, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.