Për herë të parë në disa javëve, konvoijt me ndihma kanë mbërritur te civilët e vuajtur urie të cilët janë bllokuar që një kohë të gjatë në Ghoutan Lindore, zonën e kontrolluar nga rebelët pranë Damaskut. Dërgimi i furnizimeve për 40.000 persona u lejua të futet sot në qytetet Kafra Batna dhe Saqba, njofton OKB-ja. Ditë më parë, shefi i OKB-së për të drejta të njeriut tha se gjendja e rëndë e civilëve të ngujuar atje është mizori dhe se mund të përbëjë krim lufte. Rreth 350.000 njerëz janë rrethuar nga forcat qeveritare në këtë zonë që prej vitit 2013.