Shkup, 1 shkurt – Skuadra e Shkupit të hënën me rezultatin 2:0 mposhti Novacin, në kuadër të ndeshjes kontrolluese në Ohër. Autor i një goli për bardhekaltërit ka qenë Emmanuel Mbella, i cili po testohet nga stafi teknik, ndërsa ekipit iu bashkua të dielën, atë ditë kur kontingjenti u nis për në Ohër, për të zhvilluar fazën e dytë të përgatitjeve. Nga FC Shkupi thonë se Mbella do të vazhdojë të testohet dhe më pas do të vendoset se a do të jesh pjesë e skuadrës nga Çairi apo jo. “Emmanuel Mbella është bashkuar me ekipin nga dita kur jemi nisur për në Ohër. A kishte një paraqitje 35 minutësh në ndeshjen e parë kontrolluese që luajtëm ndaj Novacit, ku edhe shënoi golin e dytë. Trajneri Ardian Nuhiu do ta ketë në dispozicion gjatë kësaj faze përgatitore, ku do të vlerësojë ai nëse i plotëson kërkesat e klubit për ti ofruar dhe kontratë. Në vazhdim kemi dhe disa ndeshje kontrolluese, ku do ti jepet rasti për të treguar aftësitë e tija dhe më pas do të vendosim nëse do të jetë pjesë e skuadrës tonë”, deklaroi zëdhënësi i Shkupit, Hajrush Mani. Ndryshe, mesfushori Mbella është nga Kameruni por ka lindur në Francë, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës nga Shqipëria, Bylis Ballsh, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Monzan, Panduri, Gloria, Botoshani, Clinceni dhe SVN Zweibrucken. (koha.mk)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.