Mbathjet e Adolf Hitlerit janë shitur për 5000 dollarë në një ankand në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Këto mbathje të Hitlerit, të cilat kanë një bel shumë të çuditshëm dhe kanë inicialet A.H ishin lënë nga diktatori në një hotel në Austri, pasi kancelari kishte qëndruar atje në vitin 1938. Vendi ku janë gjetur mbathjet ishte aneksuar në atë kohë nga Gjermania naziste. Shitësi është nipi i pronarit të hotelit, në atë kohë. Blerësi u shpreh se ishte i kënaqur që kishte në dorë një rrobë personale të diktatorit.