Mbathje me ngrohje të inkorporuar, moda e re që po përhapet në rrjet

Një shpikje e cila ka ngjallur diskutime të shumta, ka dalë në shitje në ‘Amazon’, në një linjë veshjesh intime për femra, shumë të veçantë. Karakteristika që e bënë unike linjën e QQA Charging, është padyshim inovative, për shkak se përfaqëson një sistem ngrohjeje të inkorporuar.

Këto mbathje, janë të pajisura me një bateri të rikarikueshme dhe një sistem analog, ku ngrohja mund të zgjasë deri në 12 orë, në bazë të temperaturave të ftohta.

Bëhet fjalë për “winter warming”, mbathje të cilat janë ideale për vendet e ftohta, apo për të ndenjur më lehtë në shtëpi. Këto mbathje janë në shitje për 53 euro. Jo vetëm kaq, por ideatorët pretendojnë se këto mbathje janë në gjendje që të rregullojnë ciklin mestrual dhe kanë veti antiinflamatore.