Ndërsa po i afrohemi në raundin çerekfinal të “Rusia 2018”, redaktorët e “Goal.com” kanë përftuar top-formacionin e 1/8 finale të Botërorit të kësaj vere, që ka startuar më 14 qershor dhe do të vijojë deri më 15 korrik, në finalen e madhe. Bëhet fjalë për 11-shen më të mirë të raundit të parë të “nokaut”-it në këtë turne.
Igor Akinfeev – Portier (Rusi)
Portieri i Rusisë, Igor Akinfeev, ishte heroi i goditjes së penalltive dhe kualifikimit të të tijve në kurriz të Spanjës. Ai priti dy 11-metërsha të ekzekutuar nga Koke dhe Iago Aspas. Gjithashtu, Akinfeev bëri shumë pritje gjatë ndeshjes dhe pësoi vetëm një (auto)gol të vetëm.
Mario Fernandes – Mbrojtës i djathtë (Rusi)
Mbrojtësi Mario Fernandes bëri një ndryshim të jashtëzakonshëm për të kufizuar kërcënimin në krahun e majtë të Spanjës dhe mbajtjen e rezultatit 1-1, para goditjes së penalltive, të cilat e çuan Rusinë deri në çerekfinale të këtij Botërori.
Viktor Lindelof – Qendërmbrojtës (Suedi)
Viktor Lindelof ka formuar një partneritet të qendrës së fortë me Andreas Granqvist, i cili ka fituar shumicën e vlerësimeve deri tani, në këtë turne. Lindelof shkëlqeu ndërsa Suedia e mbajti portën të pastër kundër Zvicrës, për të fituar 1-0 dhe për të arritur në çerekfinale.
Diego Godin – Qendërmbrojtës (Uruguai)
Diego Godin, qendërmbrojtësi i Uruguait, bëri një performancë tjetër mbrojtëse të pamposhtur, duke ndaluar Kristiano Ronaldon dhe skuadrën e tij portugeze, që nuk shënuan dot më shumë se një gol.
Diego Laksalt – Mbrojtës i majtë (Uruguai)
Diego Laksalt vazhdon të bëjë përshtypje për Uruguain në “Botërorin 2018”. Kundër Portugalisë, mbrojtësi i krahut të majtë vazhdimisht sfidoi për topin dhe siguroi krosime për Edinson Kavani dhe Luis Suarez, për të synuar golin.
Pol Pogba – Mesfushor qendre (Francë)
Pol Pogba ishte “zemra rrahëse” e mesfushës së Francës, kur transalpinët mundën Argjentinën 4-3, në 1/8 finale të këtij Botërori. Ai ushqeu në mënyrë fantastike përmes topave të përpiktë Kilian Mbappe, Antoine Grizmann dhe Olivier Zhirud.
Marouane Fellaini – Mesfushor qendre (Belgjikë)
Marouane Fellaini i Belgjikës u hodh nga bankina në veprim, pasi Japonia po kryesonte me dy gola avantazh në pjesën e dytë. Kërcënimi i tij ajror nga goditjet e këndit, duke përfshirë edhe golin e barazimit, ishin vendimtar në fitoren e të tijve 3-2.
Takashi Inui – Mesfushor qendre (Japoni)
Megjithëse Japonia u eliminua në 1/8 finale të Botërorit, pasi humbi 3-2 ndaj Belgjikës, Takashi Inui realizoi ëndrrën absolute për një gol dhe e vendosi Belgjikën në avantazh gjatë gjithë lojës, me lëvizjen e tij mesfushorë, duke pasur dhe dribluar.
Kilian Mbappe – Sulmues (Francë)
Futbollisti i Francës, Kilian Mbappe, ishte ylli i 1/8 finale të Botërorit të Rusisë. Ritmi i tij i prej “njeriu të erës” dhe finalizimi i përsosur e vuri Argjentinën me “shpatulla pas murit”. Në këtë ndeshje kundër Leo Messit, adoleshenti francez e shpërfaqi veten si një talent i klasit botëror.
Edinson Kavani – Sulmues (Uruguai)
Një performancë fenomenale, e gjithanshme, nga Edinson Kavani kundër Portugalisë. Kjo ndeshje 1/8 finale e Botërorit e pa sulmuesin e PSZH-së me dy gola kundër Ronaldos me shokë dhe përcaktoi udhëtimin e Uruguait në çerekfinale të Kupës së Botës 2018. Partneriteti i tij në sulm me Luis Suarez mund të jetë më i miri në turne.
Nejmar – Sulmues (Brazil)
Ndërsa Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo u përkulën dhe u eliminuan nga Kampionati Botëror, Nejmar shënoi një gol dhe krijoi tjetrin për Brazilin, që eliminoi Meksikën në 1/8 finale, me një fitore 2-0.