Mbappe mund të zyrtarizohet nesër te Real Madridi

32

Kylian Mbappe mund të transferohet te Real Madridi në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Raportimet e fundit nga mediat më të mëdha ndërkombëtare bëhet e ditur se Real Madridi po insiston me çdo kusht ta sjellë Mbappen në “Santiago Bernabeu”.

“Radio Marca” të enjten (sot) kanë raportuar se ekziston mundësia që ylli francez të zyrtarizohet si lojtar i ri i Los Blancos të premten, pra nesër.

Mbappe u ka kërkuar edhe zyrtarisht largimin drejtuesve të PSG-së. Një lajm të tillë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i parisienëve, Leonardo që ka deklaruar se ata nuk do ta ndalin Mbappen nëse dëshiron largimin.

Real Madridi ka bërë ofertën e parë zyrtare prej 160 milionë eurove, ofertë kjo është refuzuar menjëherë nga gjigantët francez.