Kylian Mbappe po afrohet me rikthimin ‘e pamundshëm’. Ylli i Paris Saint Germain, Mbappe, ka pësuar një lëndim të rëndë në finalen e Kupës së Francës, duke rrezikuar kështu ndeshjen kundër Atalanta. Më 12 gusht, PSG luan Atalantan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Para kësaj ndeshje, Mbappe ka kompletuar një stërvitje. Lidhur me situatën e lojtarit, disa komente shpjeguese ka dhënë edhe trajneri i PSG, Thomas Tuchel. “Koha është e shkurtë, shumë e shukurtë”, ka thënë trajneri i PSG.
“Ne kemi folur me doktorët sot dhe vendosëm të takohemi përsëri të shtunën, për të parë në çfarë faze është lojtari”, shtoi gjermani. “Nëse ai është mjaftueshëm mirë për të qenë në bankën rezervë do të jetë aty, por nuk pres shumë”, ka thënë mes tjerash Tuchel. Mbappe nuk pritej të kthehet në stërvitje kaq shpejtë. Tek Atalanta besojnë se ai do të jetë i pranishëm në lojë.