Telenovela që prej muajsh ka mbajtur pezull futbollin botëror do të zgjidhet këtë fundjavë dhe ka shumë mundësi që Kylian Mbappé të qëndrojë te PSG.
Edhe pse është e vërtetë që oferta e Real Madridit për ta shtuar atë në skuadrën bardhezi ishte pranuar nga francezi, është gjithashtu e vërtetë se marrëveshja ishte vetëm verbale dhe ishte gjithmonë në pritje të vendimit përfundimtar të lojtarit.
Nga ana tjetër, PSG nuk u dorëzua kurrë dhe po provon me të gjitha forcat për ta mbajtur yllin e tyre.
Ekipi francez i ka ofruar kushtet që nuk i ka asnjë futbollist në botë dhe kjo me sa duket është e parefuzueshme për Mbappen.
Për sa i përket arsyeve sportive, oferta përfundimtare e klubit për ta njohur atë si lider të padiskutueshëm dhe për t’i dhënë atij fuqi të paprecedentë sportive në PSG ka qenë një faktor vendimtar në vendimmarrjen e lojtarit.