Kylian Mbape thotë se Nejmar nuk do të pushonte duke i dërguar mesazhe për të marrë vesh të rejat më të fundit të transferimit të tij te Paris Sen-Zhermen. Dy blerjet e reja kuptohen shumë mirë në fushë ndërkohë, diçka që u pa edhe gjatë fitores 4-1 të PSZH ndaj Rennes të shtunën. Duke folur për “France Football”, Mbappe – i cili mbush 19-vjeç në fund të javës, ka reflektuar mbi vitin e mrekullueshëm që ka kaluar . Me Nejmarin është ndryshe”, shprehet Mbape. “Menjëherë më mori nën tutelën e tij. në fakt, ai po më priste. Përpara se të mbërrija në fund të merkatos, ai nuk do të pushonte duke më dërguar mesazhe për të pyetur rreth transferimit. ‘Kur do të vish këtu?’ Unë i thosha ‘Prit, jam rrugës’. Transferimi po vonohej dhe me siguri që do të ketë menduar se e kam gënjyer. Sapo mbërrita, ai bëri gjithçka për t’u siguruar që të ndihesha mirë. Në fushë, ai më kërkonte shpesh për të më pasuar. Kur një lojtar si ai të mirëpret në këtë mënyrë, është shumë e thjeshtë të përshtatesh në dhomën e zhveshjes”, deklaroi Mbape.