Pronarët e qendrës ExCeL në lindje të Londrës po marrin miliona paund nga qiraja që po i merr Shërbimit Mjekësor Britani (NHS), për ta përdorur atë si një spital të përkohshëm për pacientët me koronavirus.
Sipas burimeve të industrisë, ExCel është në pronësi të Kompanisë Kombëtare të Ekspozitave Abu Dhabi (Adnec). Gjithashtu thuhet se qiraja është 2-3 milionë në muaj.
Spitali “Nightingale” në Londër, u hap të premten nga sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock. Ky spital do të mbajë deri në 4,000 pacientë në 80 reparte. Me kapacitet të plotë do të ishte një nga spitalet më të mëdha në botë.
“The Sunday Times” shkruan se vendimi i ExCeL për të marrë një qira kaq të lartë është në kontrast me NEC në Birmingham, në pronësi të gjigantit amerikan të kapitalit privat Blackstone, i cili po siguron vendin falas.