Shkup, 28 shtator – Në Tiranë me 24 korrik startoi ultramaratona “Arteria e Arbrit” dhe mbaroi më datë 26 korrik në sheshin Skënderbe në Dibër. Kjo ishte faza e parë, ndërsa faza e dytë u nis nga Qyteti i Dibrës te Sheshi Skënderbe duke kaluar bjeshkët e Rrekës së poshtme dhe të epërme në drejtim të Gostivarit dhe deri në sheshin Skënderbe në Shkup (25, 26 e 27 shtator).
Pjesëmarrës të kësaj maratone janë: Bjeshkatarë nga Mali i Zi, Preshevë e Bujanovc, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.
“Si aktivitet me iniciativë të shoqatës së maratonistëve “Ultra maraton Albania” me seli në Tiranë, dhe me iniciativë dhe bashkëpunim të Shoqatës së bjeshkatarëve dhe çiklistëve “Dibra” si dhe Komunës së Dibrës me kryetarin Hekuran Duka, bëmë nisjen e këtij aktiviteti nga Tirana në Sheshin Skënderbe hapjen e të cilës e bëri presidenti i shtetit Ilir Meta. Kjo ishte faza e parë me 116 kilometra rrugë të ‘Arteries së Arbrit'”, deklaruan për gazetën KOHA, koordinatorët e këtij projekti, Maliq Disha dhe Dashamir Çali.
Faza e tretë është paraparë të niset nga Shkupi në drejtim të Prilepit dhe Manastirit deri te shtëpia e Alfabetit. (koha.mk)