Shkup, 21 tetor – Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se të hënën më 19 tetor është mbajtur takimi i Komitetit të Përbashkët Interdisiplinar të Ekspertëve për Çështje Historike, Arkeologjike dhe Arsimore (KPIE) Të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Greqisë, i themeluar në bazë të nenit 8 paragrafi 5 i Marrëveshjes së Prespës. Takimi i ardhshëm i Komisionit, pritet të mbahet në nëntor.
Në kumtesën e përbashkët të takimit të pestë të Komitetit të Përbashkët Interdisiplinar të Ekspertëve për Çështje Historike, Arkeologjike dhe Arsimore thuhet se për shkak të Kovid-19 është mbajtur në mënyrë elektronike dhe ka qenë në atmosferë kolegiale dhe konstruktive.
“Pas njoftimit të ndërsjellë, të dy delegacionet, bazuar në Konkluzionet e vendosura nga takimet e mëparshme të Komitetit, shkëmbyen informacione për çështjet e ngritura nga programet, librat shkollorë dhe materialin përkatës shoqërues të të dy vendeve. Të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë të përmbushin mandatin e besuar atyre në bazë të Marrëveshjes së Prespës në përputhje me parimet dhe qëllimet e UNESKO-s dhe Këshillit të Evropës. Të dy delegacionet ranë dakord që takimi i tyre i ardhshëm të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, mundësisht edhe në muajin nëntor 2020”, thuhet në kumtesën e përbashkët të Komitetit të përbashkët interdisiplinues të ekspertëve për çështje hsitorike, arkeologjike dhe arsimor etë Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, i themeluar në pajtim me nenin 8 paragrafi 5 i Marrëveshjes së Prespës.