Bruksel, 6 shtator – Negociatori britanik Dejvid Frost sot në Bruksel mbajti raundin e dytë të bisedimeve teknike me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për marrëveshjen për Bregzitin.
Bashkimi Evropian njoftoi se është ende në pritje të propozimeve nga qeveria britanike për të zgjidhur ngërçin politik për tërheqjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian Natasha Berto sot deklaroi se nëse negociatat do të vazhdonin, ishte e rëndësishme që BE të pranonte propozime konkrete nga Mbretëria e Bashkuar për ndryshime në marrëveshjen e tërheqjes, e cila duhet të jetë në përputhje me atë marrëveshje.
Negociatat do të vazhdojnë javën e ardhshme.