Mbahet punëtoria në kuadër të Ditës së hapur të Prokurorisë publike

19

Shkup, 10 korrik – Punëtori virtuale për trajnuesit e prokurorë publikë sot u mbajt në organizim të Ambasadës së SHBA-së në Shkup dhe Ambasadës së SHBA-së në Zagreb, me mbështetje të edukatorëve nga OPDAT Shkup dhe OPDAT Zagreb. Punëtoria virtuale është e para nga seria e aktiviteteve të cilat do të ndiqen në kuadër të Ditës së hapur të prokurorisë publike, informojnë nga Prokuroria publike.

Gjatë hapjes së punëtorisë virtuale, prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Jovevski theksoi se prokurorët detyrat e tyre duhet t’i kryejnë pa ndikime nga jashtë, të udhëhiqen vetëm nga interesi publik dhe ta kërkojnë të vërtetën.

Në atë drejtim, prokurori shtetëror publik shtoi se janë të nevojshme aktivitete me të cilat qytetarët dhe opinioni do të njoftohen me punën dhe përgjegjësinë e institucionit.

“Si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm të cilin Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ruan me Ambasadën e SHBA-së, aktivitetet e ardhshme në kuadër të projektit do të orientohen ndaj përforcimit të njohurive të qytetarëve për të drejtat dhe mundësitë e tyre për të kontribuuar ndaj zbatimit të drejtësisë”, kumtuan nga PP-ja.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Çellsi Shinor, OPDAT këshilltar juridik i Ambasadës së SHBA-së i ka ndarë përvojat amerikane, ,me çka u mundësua që pjesëmarrësit t’i përforcojnë kapacitetet për mbajtjen e aktiviteteve të cilat vijojnë dhe me qëllim të përmirësimit të transparencës së prokurorisë publike.

Comments are closed.