Mbahet protesta anti Izreal në Berlin

Një protestë masive është mbajtur në Berlin sot për ditën e Al-Kudist. Kjo ditë shënohet me protesta në gjithë botën kundër regjimit aparteid çifut ndaj palestinezëve, shkruan Zëri, transmeton gazeta Koha.

Sidoqoftë këtë vitë edhe një marsh kundër kësaj proteste u mbajt në Berlin. Qindra njerëz duke përfshirë edhe politikanë gjerman dhe anëtarë të komunitetit çifut marshuan kundër protestës që ishte në numër shumë më e madhe në krahasim me ta.

Policia kishte mbajtur të dy anët të ndara në mënyrë që të mos kishte asnjë incident.

Shumë protestues kishin pankarta me shkrimet “liri për Gazan’’ dhe ‘’ndaloni krimet ndaj njerëzimit’’, ndërsa kishte edhe flamuj të Palestinës.