Nën moton “Maqedonia do të fitojë” para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë sonte miting po mban partia opozitare e VMRO-DPMNE. Ky është mitingu i parë që organizon partia VMRO-DPMNE e udhëhequr nga udhëheqësia e re dhe kryetari Hristian Mickovski, i cili do t’u drejtohet simpatizuesve të partisë. Prej orës 20 makinat për komunikacionin është mbyllur edhe ura “Goce Dellçev”, ndërsa policia e trafikut orienton kahjen e komunikacionit nëpër rrugët përreth varësisht nga lëvizjet e qytetarëve.