Disa ditë pasi ishte fyer rëndë nga i biri i kriminelit të njohur serb, Arkanit, boksieri shqiptar Petrit Mazrekaj ka postuar një deklaratë paksa më të zbutur ndaj tij. Djali i Arkanit i kishte thënë fjalë tepër të rënda z.Mazrekaj, duke i thënë madje edhe qen endacak që flet si gratë e gjyshet, shkruan Periskopi, përcjellë gazeta Koha. Por, Mazrekaj megjithatë ka qenë i kursyer duke ia treguar të kaluarën kriminale të babait të tij, Arkanit. Ky është postimi i plotë i boksierit kosovar që pritet të rrahet më 30 gusht:
“Leter e hapur birit te nje krimineli dhe terroristi ordiner permasave nderkomtare i ashtuqujtur Arkan ,
Meqense ju djali i Arkanit me keni ofenduar publikisht as une nuk do te heshti , une se pari jam krenar qe i takoi kombit Shqiptar Qe eshte nje komb heroik , liridashes dhe human , bujar trim zemergjer e fisnik qe gjithmon ne histori ka luftuar per ti mrojtur te drejtat kombtare dhe vlerat njerzore liridashese.
Nuk eshte ne natyren time personale e as familjare ti sulmoj tjeret me urrejtje kombtare e racore por me qense e verteta eshte e vertet ju quni i Arkanit Mos u Fryni Shum Krenarisht sepse ti edhe une jemi sportist e une jam shqiptar e ti je Serb , Ne do te Ballafaqohemi ne ndeshjen ton kur do te na vij momenti e aty do te zbulohet se kush osht zemer Luani Shqiptar e kush eshte nje qyqar shpirt vogel me gjenez nga nje Prind Kriminel ordiner qe ka patur prirje vetem per mizori shtazarake.