Floyd Mayweather është duke e shijuar jetën pas pensionimit nga boksi. Boskieri i pensionuar po vazhdon që t’i trondit rrjetet sociale me fotot që po i poston. Pasi e mbylli karrierën në boks me 50 fitore dhe asnjë humbje, Floyd Mayweather po e dashuron jetën e tij, ashtu edhe siç e ka përshkruar në një foto. Ish boksieri ka postuar disa foto i rrethuar me femra që janë të maskuar si mace, e që kjo gjë natyrisht se i ka pëlqyer Floyd Mayweatherit.
Ky stil i të bërit foto me femra të maskuara është duke hyr shumë ‘gjakun’ e personave të famshëm, pasi ata nëpërmjet këtyre fotove dëshirojnë të tregojnë rëndësinë e tyre. Natryrisht që këto foto të postuara nga Floyd Mayweather i kanë befasuar të gjithë, pasi nuk jemi mësuar të shohim një bokser të bëjë një gjë të tillë. Por, Mayweather ka shkruar se ai po e shijon jetën pas pensionimit të boksit dhe siç duket vetëm kjo ka rëndësi për të.