Boksieri amerikan Floyd Mayweather ka fituar me “KO” në raundin e parë ndaj japonezit Tenshin Nasukawa, sportist i kickboxing. Një duel “show” me 3 raunde me nga 3 minuta secili zhvilluar sot në Tokio, por që në fakt zgjati shumë pak. Sfida ishte e vlefshme për eventin “Rizin 14”, që u zhvillua në “Saitama Super Arena”të Tokios, një duel që nuk do të llogaritej në skedën e dy sportistëve.
Floyd Mayweather just knocked this Tenshin kid out in 2 minutes to win $9M. Easiest money he’s ever made👎🏽 pic.twitter.com/do0qQjuaDv
— World of MMA (@CM_fights) December 31, 2018