Ylli i boksit Floyd Mayweather Jr thotë se nuk është pajtuar të ndeshet me kikboksierin japonez Tenshin Nasukawa në një ndeshje zyrtare dhe se kurrë nuk ka dëgjuar për të deri para pak ditëve.
Mayweather është raportuar se do të ndeshet me Nasukawan në Japoni më 31 dhjetor, transmeton Koha Ditore.
Por, amerikani 41-vjeçar thotë se atij i ishte kërkuar vetëm të përballet në një event që nuk ka transmetim televiziv dhe që ka vetëm spektatorë të pasur.
“Me të arritur në konferencë për media, skuadra ime dhe unë u befasuam. Është dashur të ndalonim menjëherë. Mund t’u siguroj se edhe vet jam shtangur nga marrëveshjet që ishin bërë pa pajtimin apo aprovimin tim. Unë kam qenë hezitues për të krijuar rrëmujë të madhe duke luftuar atë që po thuhej dhe për këtë më vjen vërtetë keq”, ka thënë Mayweather.