Boksieri 41 vjeçar, Floyd Mayweather, ka arritur ta mundë kampionin japonez të kickbox brenda 138 sekondave duke fituar nëntë milionë dollarë.
Një shifër rekord e fituar brenda një afati kohor të pabesueshëm dhe kjo ka bërë që të fillojnë polemikat, shkruan Top Channel.
Megjithatë nuk ka ndërmend të merret me to aspak boskieri amerikan, i cili si kundërpërgjigje, ka publikuar një pjesë të shumës së fituar në sediljet e makinës së tij Rolls Royce Phantom dhe të gjitha këtë paratë ishin në jen japonez, si për të konfirmuar që ishin paratë e asaj ndeshjeje.