Boksieri amerikan Floyd Mayweather ka ndalur makinën, ka ndezur celularin dhe ka filmuar momentin kur ka vendosur t’i dhurojë 1 mijë dollarë një invalidi të pastrehë, që qëndronte anës rrugës në një natë, duke kërkuar lëmoshë. Pasi ka ndalur makinën, boksieri i pamnposhtur (50 fitore e asnjë humbue) ka hapur çantën, ka nxjerrë një tufë me parà, ka zbritur nga makina dhe në sy të invalidit i ka dhuruar atij 1 mijë dollarë.
Natyrisht që invalidi e ka falënderuar Mayweather për këtë gjest bujar, duke e përqafuar. “Do të jap mbrapsh paratë. Dhe kërkoj që të gjithë personat e famshëm të ndjekin këtë nismë timen, të kthejnë paratë mbrapsht tek këta njerëz. Kjo është sfida e kthimit mbrapsht të parave, për t’ua dhënë ato qytetarëve amerikanë ne nevojë”, ka thënë Mayweather, teksa filmonte veten duke bërë këtë gjest bamirësie.
https://www.youtube.com/watch?v=Rbq-xJQod4o