Insekti danez “Mayfly” është zgjedhur “Insekti i Vitit 2021” nga një grup ndërkombëtar i entomologëve. Insekti fluturon vetëm për disa ditë, çiftëzohet dhe lëshon vezët, shkruan AP.
“Çfarë e bënë të veçantë insektin Mayfly është cikli i jetës: nga kur veza lëshohet në ujë tek një insekt i aftë për fluturim dhe çiftëzim dhe i cili vdes pas disa ditësh”, ka thënë drejtori i Komisionit të Shkencëtarëve Thomas Schmit. Mayfly kanë ekzistuar për rreth 355 milionë vjet dhe në ditët e sotit jetojnë rreth 140 specie në Evropën Qendrore.
Pa pjesë të gojës dhe as zorrë funksionale, Mayfly e zhvilluar ka vetëm disa ditë për t’u çiftëzuar dhe për të hedhur vezët e reja, para se ajo të vdesë. Komisioni ka zgjedhur një insekt unik secilin vit që nga viti 1999, për të “sjellur specie karakteristike më afër njerëzve”.