Skandali i ngacmimeve seksuale në Westminster është “i patolerueshëm” dhe duhet të merren masa sa më parë, shkruan kryeministrja britanike, Theresa May në një letër drejtuar kryetarit të Dhomës së Komuneve , John Bercow ndërkohë që rriten dyshimet e abuzimeve të kryera nga deputetët, disa prej tyre me detyra qeveritare, të cilët vepronin në heshtje në pallatin e politikës britanike duke synuar sekretaret dhe praktikantet. May ka propozuar një sërë masash të rrepta ndaj këtyre rasteve duke iu drejtuar komisionit parlamentar ”ad hoc” dhe për ta bërë më të lehtë për zyrtarët raportimin e abuzimeve. ”Gjithashtu, është e nevojshme që të ofrohet një mbrojtje e përshtatshme për asistentë e punësuar në mënyrë të drejtpërdrejt nga anëtarët dhe të drejtat e të cilëve janë të kufizuara në krahasim me ato të stafit parlamentar”, shkruan May. Ndërkohë që shtohen emrat e të dyshuarve të përfshirë në skandal dhe sipas të përditshmes britanike, “Daily Telegraph” qarkullon një listë e zezë me 13 deputetë. May është shprehur e gatshme për të dëbuar nga qeveria ministrat e përfshirë në skandal. (atsh)