May: Nga pozita po largohem krenare dhe e zhgënjyer

Kryeministrja britanike në largim, Theresa May, tha se do të largohet nga pozita këtë muaj, me një përzierje krenarie dhe zhgënjimi, pasi dështoi në premtimin e saj qendror, për të udhëhequr vendin në procesin e Brexit-it apo daljes nga Bashkimi Evropian.

May, e cila dështoi të bind parlamentin për të votuar marrëveshjen e negociuar me Bashkimin Evropian, tha se ajo nënvlerësoi opozitën e ligjvënësve.

“Kishte momente kur isha ulur këtu dhe mendoja se do të kisha dashur që Brexit-i të ndodhë, do të doja që t’ia kishim dalur ta menaxhojmë atë proces”, deklaroi May.

Kryeministrja britanike, Theresa May, u detyrua të dorëhiqet nga udhëheqja e Partisë Konservatore, dhe rrjedhimisht nga detyra e kryeministres, pasi ligjvënësit britanikë kundërshtuan në masë të madhe, çdo marrëveshje për modalitetet e daljes së vendit nga BE-ja.

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe pritet të shpallet më 23 korrik.