Marrëdhëniet mes kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, janë aq të këqija sa zyrtarët e qeverisë britanike kanë filluar të shqetësohet, shkruan The Telegraph. Gazeta britanike fajëson kryeministren May për ‘qasje të ftohtë’ dhe ‘për prishjen e marrëdhënieve’ me Merkel. The Telegraph thekson May nuk ndal asnjë informacion më shumë me Merkel në privat. Në anën tjetër, zyrtarët gjerman theksojnë se Merkel nuk dëshiron që të shihet si ‘urë’ mes Mbretërisë së Bashkuar dhe vendet e tjera anëtare të BE-së në negociatat Brexit, por zyrtarët britanikë thonë se gjermanët mund të jenë partner i rëndësishëm në fitimin e marrëveshjes së realizueshme. Ekspertët e BE paralajmërojnë se përderisa David Cameron e ka mbivlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira me Gjermaninë, Theresa May është duke e bërë të kundërtën.