Edhe eksploruesit më të pakonkurueshëm, përfundimisht kanë një vend, ku gjithmonë kthehen; në shtëpi. Për Maxi Lopez, ky vend është Italia dhe shtëpia që ka në Milano.
“Nesër unë do të jetoj atje”, – thotë ai, edhe nëse “nesër” nuk ka ardhur akoma, sepse në moshën 35-vjeçare ende ndien thirrjen e fortë të sdave të reja. Pas një sezoni te Vasco da Gama, tani ka në shqyrtim oferta të tjera nga Serie
A.
Ndryshimi i mjedisit nuk është asgjë për atë, që ka luajtur në 13 ekipe të 5 vendeve të ndryshme. Maxi Lopez et mirë katër gjuhë dhe e mbështet fort partneren e tij, Daniela, që merret me projekte ekologjike. Para Maxi ekziston gjithmonë një botë, që duhet të zbulohet, edhe nëse bota e njeh atë, mbi të gjitha, për raportin me ishin, Wanda Nara.
Në Milano jetojnë gjithashtu tre fëmijët që kishte me të: Valentino (10 vjeç), Constantino (8) dhe Benedicto (7). Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, futbollisti ka thënë:
Maxi, pse jeni kthyer nga Brazili?
Shkova te Vasco de Gama, sepse ishte një moment, kur ndjeva se duhej të ndryshoja ajër. Shpesh ndodh kjo me mua. Unë kisha edhe një vit tjetër në kontratë, por presidenti nuk e mbajti fjalën në lidhje me projektin dhe e hoqa qafe. Tani po kërkoj një sdë të re.
A luajnë fëmijët tuaj futboll?
Natyrisht, ata janë të gjithë sulmues, edhe pse Constantino, gjithashtu, luan pak në portë. Mendoj se ai nuk ka vendosur akoma… Ata janë të gjithë në “Accademia del Como”.
Cila është marrëdhënia që ke ruajtur me Wanda Nara?
Kohët e fundit kam shkuar në Milano, duke menduar se mund të kaloj kohë me fëmijët e mi, por ato u larguan që aty me qëllim. Kështu, si prej vitesh me radhë, duhet të jem i fortë. Me Wanda nuk as më, e ndjek çfarë bën përmes rrjeteve sociale. Wanda, gjithashtu, më kërkoi të bënte agjenten për mua, kur duhej të kaloja nga Catania te Milani. Refuzova, sepse për mua nuk është mirë të përzihet jeta private dhe ajo profesionale.
Nëse do të keni përballë Icardin, në fushë…
Qasja mbetet e njëjtë dhe ju tashmë e dini…
Kur ta lini futbollin, me çfarë do të merreni?
Dua të bëhem menaxher futbolli. Natyrisht, jo për sdë ndaj Wanda Nara…