Në adresën “bundesliga.de”, që i korespondon faqes zyrtare të kampionatit elitar gjerman, Bundesliga, po bëhen bilance të ndryshme mbi gjysmën e kampionatit të këtij vendi. Po ashtu, po zhvillohen anketa (sondazhe) me lexuesit online për çmime të ndryshme. Në një të tillë është përfshirë edhe lojtari i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj. Në bazë të paraqitjes së tij në dy fazat e para të Bundesliga, organizatorët e kanë përfshirë 30-vjeçarin, që u transferua te Hamburgu merkaton e janarit, në mesin e 6 qendërmbrojtësve më të spikatur, me aktivizim të rregullt, krahas Mat Hummels etj.
Votat e lexuesve do të shpallin më të mirin. Prandaj, “telesport.al” fton të gjithë shqiptarët, që kanë akses në internet, të votojnë për Mërgim Mavrajn, i cili ka nevojë për një “dorë” nga gjithkush prej nesh, duke klikuar tek emri i tij nga celulari, iPad, laptop apo kompjuteri, në këtë link:
Ky votim do të qëndrojë i hapur deri më 31 janar, ndaj secili që ka mundësi le ta votojë qendërmbrojtësin kuqezi një herë, sepse aq lejohet. Kandidatët janë këta futbollistë të Bundesligës: Sokratis, Mats Hummels, Jesus Vallejo, Jerome Boateng, Willi Orban dhe Mërgim Mavraj. Në faqen zyrtare të Bundesliha në internet, ku është edhe mundësia e votimit për të gjithë shqiptarët, ka një përshkim për secilin.
Për Mavrajn shkruhet: “Pas shfaqjes pozitive në Kampionatin Europian, Mërgim Mavraj shkëlqen edhe me fanellën e FC Köln. Gjermano-shqiptari nuk ka humbur në Bundesliga asnjë minutë aktivizim, çka e bën atë favorit mes gjashtë kandidatëve në sondazh. Veterani 30-vjeçar është një nga të dy lojtarët më të fortë në dyluftime, duke pasur 58 përqind triumfe nga të gjitha duelet direkte. Edhe pasimet e Mavrajt janë në rang të lartë. Vetëm pak më pak se 13 përqind e pasimeve të tij nuk e gjejnë rrugën e duhur për në destinacion.”