Mërgim Mavraj është nga ata lojtarë, që gjithmonë e ka treguar shpirtin e tij human. Mbrojtësi i Hamburgut dhe Kombëtares kuqezi është gjithmonë i ndjeshëm jo vetëm në fushën e futbollit. Lojtari 31-vjeçar, sipas shtypit gjerman, konkretish gazettes “Mapo”, është i angazhuar në programin më të madh mysliman të ndihmave “Islamic Relief”. Ai mbështet projektin “Ushqimi për jetimët”, duke ndihmuar jetimët etiopianë.
Vetë Mavraj është shprehur: “Jam i angazhuar për të ndihmuar fëmijët jetimë. Mua më kanë ndihmuar në jetë dhe tani dua të ndihmoj të tjerët. Të jesh në gjendje të japësh diçka, ndihesh jashtëzakonisht i lumtur”.